Fjolla Morina thotë se nuk i tregoi vajzës së saj për hyrjen në BBVK: Me siguri tash po më sheh

Fjolla Morina është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 4, pasi iu bashkua shtëpisë mbrëmjen e së hënës.

Që nga momenti i hyrjes, ajo ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë dhjetëra video me momentet e para të saj brenda shtëpisë.

Së fundmi, gjatë një bisede me banorët në oborr, Fjolla ka treguar se nuk e ka njoftuar paraprakisht vajzën e saj të madhe për pjesëmarrjen në Big Brother.

“Të madhes nuk i kam tregu hiq… Me siguri tani po më sheh. Më pyeti ‘a po hyn?’ dhe i thashë ‘jo, nuk e di’, se nuk isha e sigurt”, u shpreh ajo.

Përveç tjerash, Fjolla u tregoi banorëve edhe për relacionin që ka me vajzën e vogël.

Hyrja e Fjollës në shtëpi pritet të sjellë dinamika të reja, ndërsa publikun dhe banorët i pret tashmë një tjetër personazh i fortë dhe i komentuar.