Analisti politik, Sali Rexhaj, ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Ai e ka quajtur këtë angazhim “privilegj, kënaqësi dhe obligim”, duke thënë se synon ta përfaqësojë mërgatën dhe largimit të Kosovës nga “agjendat serbe e ruse, ku e kanë futë Albin Kurti dhe VV”.
“Angazhimi im ne politike, rikthimi pas 30 vitesh, nuk ka te beje asgje me ambiciet e mia personale, por ti behem krah Ramush Haradinajt, Hero i Kosoves, dhe AAK-en si parti ne keto kohe te veshtira per Kosoven. Qe te jap kontribut tim ne kuader te AAK per largimin e Kosoves nga agjendat serbe e ruse, ku e kane fute Albin Kurti e VV”, ka deklaruar ndër të tjera ai.
“Kete hap e kam marr me perkrahje te familjes sime dhe rrethit tim te ngushte dhe gjere i njerzve te cilet i njoh me dekada, me shume prej tyre kemi bashkudhetuar neper te gjitha fazat neper te cilat kaloj Kosove me 40 vitet e fundit.
Ka ardhe koha qe te bashkohemi si ne vitet 90, per ta rikthyer Kosoven ne rruge drejte BE, NATO e SHBA, sepse Kosova si shtet e shqiptaret si komb nuk kane rruge tjeter“, përmbyll shkrimin ai.