Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, Ramush Haradinaj e mirëpret: Një ndër figurat më të zëshme

Ish-deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati i është bashkuar AAK-së.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e prezantoi përmes një video në Facebook ardhjen më të re në parti.

Kastrati, siç bëri të ditur Haradinaj, do të jetë kandidat për deputet.

“Ardian Kastrati, nga sot krah nesh! Profesor i shkencave politike dhe një figurë e formuar në akademi, institucione dhe diplomaci. Nga Lëvizja Studentore ’97–’98 e deri te përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës u dallua si një ndër figurat më të zëshme, më aktive dhe i palëkundur në qëndrimet e tij”, shkroi ai.

“Mirësevjen Ardian, po bashkohemi sepse jemi të vendosur dhe të qartë se çka duam për Kosovën tonë: Zhvillim, siguri dhe integrim”, shtoi Haradinaj.