Rrjetet po ziejnë sërish! Fansat kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një situatë nga sezoni i kaluar i Big Brother VIP Kosova, ku Edi shihej duke u tallur me lotët dhe emocionet e Gjestit, pasi ai reagonte ndaj provokimeve të Xhenetës.
Në videon arkivore, Gesti dilte shpesh i prekur emocionalisht, qante dhe i drejtohej Edit me fjalën:
“Qesh, qesh me mua!”
Ndërkohë Edi e merrte me shaka situatën, duke qeshur e ironizuar.
Përdoruesit në TikTok dhe Instagram kanë mbledhur momente të ndryshme nga sezonet e Big Brother VIP Kosova — si nga i kaluar, ashtu edhe nga i tanishmi — dhe i kanë ngjitur në një montazh që është bërë viral.
Mesazhi i tyre është i qartë:
“Ate që i bëre, po e merr mbrapsht!”
Ironia e madhe, sipas tyre?
Këtë herë thuhet se Edi është viktima e xhelozisë dhe provokimeve.
Teksa po qëndron tek Grande Fratello në Itali, Dolce është parë duke flirtuar e socializuar me konkurrentë italianë — dhe publiku kosovar po bindet se kjo është karma:
“E njëjta gjë që i bëre Gjestit, po e vuan tani me Dolcen!”