Haliti: Kam parë foto të thasëve me vota nëpër korridore të ambasadave

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ka mundësi që të jetë manipuluar me votat e diasporës në zgjedhje.

Ai ka thënë se ka parë fotografi të thasëve të hapur ku në to kanë qenë të futura votat e diasporës.

“Kostoja e transportit të votave ka qenë shumë e madhe, mundësia e manipulimit të votave nëse nuk ka pasur komisione të besueshme dhe mbikëqyrje te qendrat ku janë vendosur deri te fillimi i transportit ka qenë e mundshme manipulimi. Kam parë fotografi që m’i kanë dërguar thasë me vota në një korridor të një ambasade, të hapur”, ka thënë Haliti në emisionin “Konfront”.