Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur për ish-partnerin e koalicionit Fatmir Limaj.
Haradinaj tha se Limaj dha një sinjal i keq, por në fund nuk rezultoi i dëmshëm sepse bashkëpunimi me Vetëvendosjen nuk ndodhi.
“Në fillim u pa si e keqe, por nuk rezultoi e dëmshme sepse nuk ndodhi një bashkëpunim VV-NISMA, por u pa sinjal i keq sepse e dëmtoi unitetin opozitar, por nuk rezultoi me marrëveshje”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/