Banorja e Bog Brother VIP Kosova, Dolce është bërë zyrtarisht pjesë e “Grande Fratello”. Ajo ka hyrë në shtëpinë italiane si mysafire speciale, ku do të qëndrojë për disa ditë, duke krijuar një moment historik për të dy formatet.
Ky është shkëmbimi i parë zyrtar mes dy programeve, një hap i rrallë televiziv që e vendos Dolce-n në qendër të vëmendjes në Itali, ndërsa publiku po pret me kureshtje mënyrën se si ajo do të përshtatet me banorët e “Grande Fratello”.
Hyrja e saj është pritur me energji dhe entuziazëm, duke i shtuar dinamizëm dhe intriga programit, ndërsa për disa ditë ajo do të jetë një nga figurat më të komentuara në reality-n italian.
Ndërkohë, mbetet të shihet si do të ndikojë ky shkëmbim i parë televiziv në marrëdhënien mes dy versioneve të “Big Brother” dhe si do të zhvillohen ditët e Dolce-s në shtëpinë e re.