Banorja e Big Brother VIP, Bia Khalifa, ka tentuar të krijojë një raport më të afërt me një tjetër banor, Toney, duke shfaqur një formë pëlqimi ndaj tij brenda shtëpisë.
Që nga fillimi, marrëdhënia mes tyre ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe të publikut.
Megjithatë, duket se së fundmi ka pasur krisje në këtë raport, ndërsa tensionet dhe mosmarrëveshjet kanë filluar të bëhen të dukshme brenda shtëpisë.
Bia ka bërë një deklaratë të fortë për marrëdhëniet jashtë shtëpisë, duke treguar qartë se nuk është se ndjen për atë.
“Kam 100 si Toney jashtë, minimum”, u shpreh ajo.
Reagimi i saj ka ndezur diskutime dhe po tërheq vëmendjen e publikut, i cili po ndjek çdo lëvizje dhe deklaratë brenda shtëpisë më të famshme të Kosovës.
Pritet të shihet se si do të evoluojë kjo marrëdhënie dhe nëse do të ketë zhvillime të reja që do të ndryshojnë dinamikat e lojës në Big Brother VIP.