Ish-komandanti Agim Çeku në listën e AAK për deputet

Ish-kryeministri Agim Çeku pritet t’i bashkohet listës së kandidatëve për deputet të kësaj partie në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Siç raporton përmes burimeve ballkani.info, drejtuesit e AAK-së janë duke finalizuar strukturën e listës zgjedhore ku në të është edhe emri i Agim Çekut — ish-komandant i UÇK’së, TMK-së dhe një prej figurave më të njohura të sigurisë në vend, transmeton Periskopi.

Ndërkohë Periskopi ka kontaktuar edhe vetë Çekun, por edhe zyrtarë të AAK-së, por të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.