Moderatorja dhe producentja shqiptare, Alketa Vejsiu, ka shpërndarë një reagim të gjatë dhe kritik në Instagram, duke shprehur qëndrimin e saj ndaj përmbajtjes dhe nivelit të Big Brother VIP Kosova.
Ajo tha se, sipas asaj që ka parë në rrjetet sociale, formati “ka tejkaluar çdo limit etik”.
“Nuk jam për porno në mes të ditës kurrsesi”, deklaroi Vejsiu.
Në përgjigje të kritikave të saj, producentja e Big Brother VIP, Olsa Muhameti, reagoi me tone të ashpra duke e quajtur Vejsiun “mbretëreshë e programeve të vyshkura, arkaike” dhe akuzuar për paragjykim dhe “jo-profesionalizëm” nëse gjykohet shou vetëm nga video në rrjete sociale”.
Kur një ndjekës i kërkoi sërish Alketës të komentonte deklaratat e Olsës, ajo iu përgjigj prerë: “A dhe O nuk përputhen”.
Reagimi i Alketës dhe kundër-reagimi i Olsës kanë ndezur debat të gjerë online.
Se si qëndron raporti i tyre u pa në këto shkrime, ndonëse mbeten për t’u parë detajet tjera.