“Unë kisha qenë dritë për atë shtëpi”, Ikballe Huduti deklarohet sërish për mos-hyrjen e saj në BBVK

Ikballe Huduti është deklaruar për herë të parë pasi nuk arriti të hynte në Big Brother VIP Kosova 4, për shkak të përkeqësimit të shëndetit të bashkëshortit të saj.

Përmes një postimi në Facebook, teologia tha se burri i saj e kishte përkrahur fuqishëm në këtë sfidë dhe në misionin e saj. Mirëpo, sipas saj, në tre ditët e fundit gjendja e tij është rënduar si pasojë e sëmundjes së Parkinsonit.

Ajo falënderoi Zotin që ndodhet pranë bashkëshortit, ndërsa shtoi se është një humbje e madhe që nuk pati mundësinë të bëhej pjesë e edicionit të katërt të BBVK-së.

“Suksesi, për mua, është i dy llojeve: njëri për famë e përfitim material, dhe tjetri për krijimin e promovimin e vlerave morale. Misioni im fetar lidhet ngushtë me vlerat dhe përsosmërinë e njeriut, të cilat janë në mungesë të madhe në shoqërinë tonë shqiptare”, ka thënë Huduti.

E ky deklarim i saj pati shumë reagime nga qytetarë të shumë, ku njëra nga komentueset e këshilloi Hudutin që mos-hyrjen mos ta quaj humbje sepse sipas komentueses është zgjedhje me e drejtë.

Kësaj deklarate të komentueses nuk e la pa i reaguar vet Ikballe Berisha Huduti.

Reagimi: