“Nga tash duhet të bëhemi gati për mars”, Amir Rrahmani me fjalim motivues para lojtarëve pas fitores ndaj Sllovenisë

Kapiteni Amir Rrahmani ka mbajtur një fjalim para lojtarëve të Kosovës pas arritjes historike, pra play-offi i Kampionatit Botëror 2026.

Rrahmani ka lavdëruar të gjithë lojtarët e Kosovës për këtë arritje, edhe ata që nuk kanë zhvilluar asnjë minutë.

Ai gjithashtu kërkoi nga lojtarët të jenë të fokusuar qysh tash për dy ndeshjet e marsit.

“Secili prej nesh ka merita. Ka pasur sakrifica, edhe ata që nuk kanë zhvilluar asnjë minutë, që kanë ardhur gjithë, që kanë bërë stërvitje. Si Edoni që s’ka luajtur sot, secili keni merita. Nga tash duhet të bëhemi gati për mars, shpresoj të kualifikohemi”./Periskopi