Krasniqi për Lladrovcin: Nuk kam hatërmbetje me askënd, PDK është më e madhe se secili individ

Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur për përmbylljen e kapitullit të Drenasit dhe zgjedhjet e fundit lokale në këtë komunë.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Krasniqi ka theksuar rëndësinë e Drenasit për PDK-në dhe ka vlerësuar besimin e qytetarëve ndaj partisë.

Ai ka komentuar garën e brendshme të partisë në Drenas, ku sipas tij brenda PDK-së kishte fituar z. Hajdari, por rezultati për qytetarët i dha fitoren Ramiz Lladrovcit.

Krasniqi ka shtuar se ia ka uruar fitoren Lladrovcit dhe se me kaq përfundon çështja, duke theksuar se PDK është më e madhe se secili individ, degë apo komunë ndaras.

“Është përmbyllu kapitulli i Drenasit, Drenasi është një komunë në Kosovë. Komunë e rëndësishme për PDK-ë padyshim sepse njerëzit e mirë të asaj komune na kanë besu dhe mbështet gjithmonë pa hak e hile. Ka pasur një garë të brendshme, ku brenda e ka fitu z.Hajdari, por gara para qytetareve e ka dhënë një rezultat tjetër ka fitu z.Lladrovci. Unë ia kam uruar fitoren dhe me kaq përfundon. PDK është më e madhe se secili individ degë dhe komunë ndaras. Unë hatërmbetje nuk kam më askënd në politikë e le të kem hatërmbetje me dikë brenda”, tha Krasniqi.