Dorëheqje, me kordinim a pa kordinim!

– Editorial satirik

Nga: Ëndrra e Pestë

Në selinë e PDK-së, një pastruese pyeti:

“Çka ka ndodhë?”

Një këshilltar u përgjigj me zë të ulët:

“Asgjë… veç e ndërrove fshesën!”

– Sami Lushtaku, mjekërkaltri me theks që të kujton luftën edhe kur flet për pite:

“A është dorëheqja e përhershme?

Nëse po, po ta marrë unë!

Se sikur mos t’i shaja sinqerisht, s’do ta fitonim as Skenderajn, as Ferizajn!”

– Kryetari i Ferizajt:

“Ndoshta kjo po ndodh për mua.

Të më jepte Zoti partinë të gatshme,

do ta kisha shpëtuar me një nënkalim!”

– Atifetja:

“Mos ndoshta për shkak të amerikanëve po e zgjedhin një femër kryetare?

Mos e kanë fjalën për mua!

Shishkat po më sjellin fat…

më sjellni vizoren…shpejt!”

– Arian Tahiri:

“More, mos e kanë dorëhequr hatri im?

Po duan të më bëjnë mua?”

– Bedri Hamza:

“Si të refuzoj pa u vërejtur…”

– Albin Kurti kërkon dorëheqje të koordinuara, si gjithmonë, me plan pune:

“Dorëheqja e Memlit nuk mjafton.

Kanë mbetur edhe katër kryetarë të PDK-së për t’u dorëhequr.

Demokracia kërkon përkushtim sistematik në dorëheqje të koordinuara!”

– Në momentin që tha “koordinuara”, një gazetar pëshpëriti:

“Albini e ka dhunti të bëjë çdo dorëheqje të tingëllojë si reformë shtetërore.”

– Lumir Abdixhiku, me butësi që të çon në depresion politik:

“Ne e respektojmë vendimin e zotit Krasniqi.

Dorëheqja është akt demokratik.”

Pastaj heshti gjatë, si LDK-ja, dhe shtoi:

“Në LDK, dorëheqjet i bëjmë më me stil:

pa konferencë, pa zë, pa frymë, dhe pa fakte.”

– Hykmete Bajrami, me tonin e profesoreshës që korrigjon sistemin:

“Dorëheqja është tregues i pjekurisë politike.

Në ekonomi, kur largohet drejtuesi, quhet rotacion i kapitalit.

Në politikë, quhet krizë.”

Pastaj buzëqeshi pak dhe shtoi:

“Memli nuk ka bilanc pozitiv, por të paktën s’ka borxhe.”

– Nga prapaskena u dëgjua një zë:

“Ka borxhe, ka!”

– Narratori (unë):

Nuk dua të tregoj çfarë mendoj.

Por po të doja, do të thosha se:

nëse nuk dorëhiqesh në kohën e duhur,

pastaj nuk mund ta zgjedhësh dorëheqjen…

dorëheqja të zgjedh ty.

– Reagimet e qytetarëve:

“Memli dha dorëheqje? Punë e madhe!”

“Të paktën dha dorëheqje vetë, jo si të tjerët që i shkarkon universi.”

“Memli kish qejf që tash Bedriu të bëhet kryetar…

po nëse ai do ta dinte kush është i mirë,

do të ishte bërë vetë i mirë…e s’do të dorëhiqej.”

“Dorëheqjet në Kosovë janë: kape njërin, a mësho tjetrit.”

P.S. “S’po mundem edhe të

të dua, edhe të të kem, moj skile.”