Adriana Matoshi s’e kursen PDK-në pas fitores në Mitrovicë: “Loçka, filma t’lodhtë po bëni!”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur me sukses numërimin dhe verifikimin e të gjitha 105 vendvotimeve në komunën e Mitrovicës.

Sipas rezultateve zyrtare, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka fituar me 53.44% të votave apo 17,834 vota, duke u pozicionuar përpara kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, i cili ka marrë 46.56% apo 15,541 vota.

Pas publikimit të rezultateve, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se është dëshmuar që nuk ka pasur vjedhje të votave në Mitrovicë.

Në një postim në Facebook, ajo ka ironizuar akuzat për manipulime zgjedhore.

Postimi i plotë:

Pra u dëshmu që s’ka vjedhje të votave në Mitrovicë.

Ngoni loqka, ju filma edhe mundeni me bo, ama jo qesi filma ku ankohet pdk-ja për hajni, se janë t’lodht, si kqyr kerkush!

Po ju flas tash si eksperte e filmave

Urime Faton fitorja e tretë mrena javës