Memli Krasniqi ka hequr dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike të Kosovës të mërkurën pasdite. Këtë vendim, ai e bëri të ditur përmes një konference për media.
Ai foli për prapaskenat që e çuan të marrë këtë vendim.
Ndër të tjera, ai foli edhe për atë nëse i ka njoftuar edhe ish-kryetarët e PDK-së, që tashmë janë në Hagë, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
“Ata janë njoftuar sot, edhe përmes mediave. Sot ka pasur seancë gjyqësore. Ka dëshmuar ish-ambasadori Hill. Por, disa nga miqtë e kolegët tanë që janë pjesë e ekipeve mbrojtëse, kanë pasur mundësi t’i njoftojnë nëpër pauza”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.
Krasniqi tha se nuk i ka njoftuar paraprakisht pasi, sipas tij, “s’po kemi mundësi t’i takojmë shpesh”.