Elvis Feka nga Dega e PDK-së në Mitrovicë në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se gjatë verifikimit të votave në qendrën komunale të numërimit, në gjashtë kuti, kanë gjetur rreth 20 fletëvotime të cilat kanë pasur numra të tjerë identifikues.
“Në gjashtë kuti janë rreth 20 fletëvotime që janë gjetë. Në shumicën e rasteve është votuar kandidati i subjektit tjetër, që kanë pasur numra të tjerë nga votimet ku është dashur të jenë.”, ka thënë ai.
“Është element shumë shqetësues që tregon se diçka nuk ka shkuar sic duhet”, ka potencuar Feka.
Sipas tij, ka ndodhur dukuria e quajtur “treni bullgar”.
“Fletëvotimet kanë dalë jashtë dhe janë plotësuar nga personat tjerë, jo kompetentë. Procesi ju ka dalë nga kontrolli, menaxhimi, dhe këto fletëvotime janë futur në klasa të tjera”, ka thënë ai.