Daut Haradinaj i bën thirrje Osmanit: S’e pashë listën me 61 nënshkrime – publikoje, e ke obligim kushtetues

Daut Haradinaj nga AAK ka dalë me reagim pas mbledhje së Lëvizjes Vetëvendosje, ku kreu i kësaj partie, Albin Kurti e porpozoi Glauk Konjufcën për mandatar të dytë.

Ai në këtë reagim pati një thirrje për presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku teksa i kujtoi oblikimin Kushtetues, e ftoi ta publikojë listën me 61 nënshkrime të siguruara nga VV-ja.

“Nuk e pashë listën e nënshkrimeve të 61 deputetëve për mandatar të dytë. Presidente, publikoje listën se është obligim kushtetues”, ka shkruar Haradinaj.