Sa para fiton nga ndeshjet? Nelson Hysa: Jo mijëra, kalon në shifra milionshe

Boksieri i njohur Nelson Hysa, kampion i Shqipërisë për peshat e rënda është rrëfyer në “Live From Tirana” për fillimet e karrierës dhe vullnetin që duhet të kesh për t’u marrë me këtë lloj sporti

Ka qenë pasioni yt që fëmijë që të bëhesh boksier?

Unë kam pasur trashëgimi familjare, një daja i babait ishte boksier, një nga më të famshmit e asaj kohe. Ne kishim doreza në shtëpi. Pothuajse në çdo ndeshje në lagje fitoja. Asokohe fitoja çokollata dhe limonata.

Sa para fiton sot nga ndeshjet e tua?

Jo mijëra, kalon në shifra milionshe. Besoj që ndeshja e ardhshme do të jetë për vlerë edhe më të madhe se 1 apo 2 milion. Por ajo që është e rëndësishme është që unë nuk e bëj këtë për lekë, por këtë e bëj për vete, e bëj për historinë dhe e bëj për familjen time që t’i bëj krenarë, gjithashtu për Shkodrën, për Shqipërinë dhe pastaj për të gjithë njerëzit që jetojnë jashtë Shqipërisë që t’i bëj krenarë.