Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar ka reaguar pasi një shtetas i Republikës së Kosovës është plagosur dhe është rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe, shkruan Periskopi.
Përmes një reagimi në Facebook, Osmani thotë se ky rast është dëshmi shtesë e qasjes hegjemoniste të Serbisë, e që sipas saj, çdo qytetarë që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Aleksandar Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme.
Postimi i plotë:
Serbia, e cila çdo ditë bën propagandë e dezinformata për të drejtat e serbëve në Kosovë, ka plagosur dhe më pas ka kidnapuar një qytetar serb të Kosovës.
Kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme.
Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla.