“Bamirësitë i bëj për shpirt të tij”, Gold Ag për babanë: Është në lutjet e mia, gjithmonë…

Këngëtari Arian Agushi, i njohur për publikun si Gold Ag ka folur mbi lidhjen e tij të veçantë me Preshevën.

Në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ai tha se ka dashuri të madhe për atë vend.

“Preshevën e kam pikë të dobët dhe kam qejf gjithmonë me ngrit. Presheva ka plot kujtime për mua, por zakonisht kur përmendet ose kur unë shkoj, herën e parë që arrij dua të shkoj tek varri i babait”, tha ai.

“Presheva është pikë e dobët. Kur e dimë çfarë gjendje ka mbet, tash kohëve të fundit goxha është zbrazur, dhe kjo është e keqe, por shpresoj që do bëhet mirë. Kam qejf edhe shoqërinë dhe rrethin, t’iu tregoj për Preshevën apo t’i marr”.

Artisti foli me emocione edhe për babanë e tij, duke thënë se çdo ditë lutet për të.

“Në lutjet e mia ai është gjithmonë, edhe në bamirësi e bëj për shpirt të tij. Këtë mungesë në këtë botë që e kam për të, mundohem me lutje dhe duke i kërku Zotit me kompensu mungesën në Xhenet”.