Ai donte të udhëtonte diku me vajzën e tyre, Ceki Hoti tregon bisedën me familjen e indonezianes

Ceki Hoti, i riu nga Kosova që mori vëmendjen pas aventurës së tij 15-mujore me biçikletë deri në Indonezi, ka rrëfyer së fundmi për emisionin “Shqipëria Live” arsyen e vërtetë pse ai dhe e dashura ndanë rrugët pas arritjes së tij në Indonezi.

Ai kishte nisur rrugëtimin me një qëllim të madh – t’i propozon­te për martesë të dashurës së tij, me të cilën kishte ndarë një lidhje të veçantë në distancë.

Gjatë rrugës, Ceki përballoi vështirësi të shumta, kushte ekstreme dhe sfida fizike e emocionale, por dashuria e mbante të fortë.

Megjithatë, përfundimi nuk ishte ai që kishte shpresuar.

Siç tregoi vetë ai, vajza e kishte pranuar propozimin, dhe edhe familja e saj fillimisht e kishte mirëpritur, por më pas kushtet dhe rrethanat familjare e bënë të pamundur bashkimin e tyre.

“Familja e saj nuk më kishte njohur personalisht dhe unë kisha dëshirë të shkoja në Mekë, por familja e saj nuk ishte e pajtimit pasi sipas tyre ishim herët, kishin vetëm gjashtë ditë që më njoftën dhe kishin frikë që ne të shkojmë në Mekë”.

Më pas ishin traditat në vendin e tyre.

“Sipas traditës, ajo nuk mund të martohej para motrës së madhe – dhe unë nuk kisha më kohë të prisja,” – u shpreh Ceki me sinqeritet”.