Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren pritet të zyrtarizojnë sot një marrëveshje bashkëpunimi për balotazhin e 9 nëntorit.
Siç raportohet me burime nga disa media, gjatë mbrëmjes së të dielës pritet të zyrtarizohet koalicioni ndërmjet dy partive. Në Prizren po qëndron edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili pritet të marrë pjesë në takimin ku do të konkretizohet marrëveshja.
Konfirmimi zyrtar nga të dy partitë pritet të bëhet gjatë mbrëmjes së sotme.
Në balotazhin e 9 nëntorit për postin e kryetarit të Prizrenit do të garojnë Shaqir Totaj nga PDK, i cili në raundin e parë mori 41.45% të votave (26,427 vota), dhe Aran Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), që mori 30.39% të votave (19,375 vota).
Abrashi tashmë ka siguruar mbështetjen e AAK-së së Besnik Krasniqit, si dhe të LPRK-së dhe PREBK-së, për garën vendimtare të 9 nëntorit.