Sonte në Pressing diskutohet për takimin e sotëm të Presidentes Vjosa Osmani me krerët e partive politike, vendimin për rritjen e pensioneve dhe shtesave e tema të tjera aktuale.
Gjatë emisioni është kyçur edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj. Ky i fundit gjatë deklarimit të tij është përfshirë në një debat me gazetarin Berat Buzhala.
Teksa Buzhala ishte duke i shtruar pyetje Limajt për mundësi përafrimi me VV-në, ka ndërhyrë Limaj duke e mohuar një gjë të tillë që mund të ndodh.
‘’Nëse ty, VV-ja të afrohet dhe të thotë..’’, ka thënë Buzhala.
‘’Jo Berat, hiç mos e ço ma gat, hiç mos e ço ma gat, nale. Nuk ka hajgare me këtë punë, s’është punë me u bë hajgare me këtë punë’’, e ka ndërpre Limaj.