Nuk kanë të ndalur – Erolld Belegu dhe Diola Dosti me pushime në ishujt Maldive

Çifti i njohur shqiptar, Diola Dosti dhe Erolld Belegu, kanë zgjedhur ishujt magjepsës të Maldiveve për të kaluar pushimet e tyre të fundit.

Dyshja po shijon ditë plot diell, det dhe qetësi në një nga vendet më luksoze dhe romantike në botë.

Gjatë këtij viti, Diola dhe Erolldi kanë qenë mjaft aktivë me udhëtime në vende të ndryshme, por duket se Maldive ishte destinacioni ideal për të mbyllur sezonin me relaks dhe dashuri.

Në rrjetet e tyre sociale, të dy kanë ndarë fotografi dhe video nga resorti luksoz, ku duken të qeshur e të lumtur, duke shijuar çdo moment të pushimeve.

Diola dhe Erolldi janë bashkë për më shumë se një vit, dhe shpesh kanë qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre të qëndrueshme dhe harmoninë që reflektojnë në publik.