Mushkolaj: U knaqën tu bo marrëveshje për balotazh partia që udhëhiqet nga “njeri i Serbisë”, Albin Kurti dhe partia që udhëhiqet nga “miku i Radoiçiqit”, Ramush Haradinaj

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar me ironi ndaj marrëveshjeve të fundit mes partive politike për raundin e balotazhit në disa komuna të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Mushkolaj ka komentuar bashkëpunimet e raportuara mes VV-së dhe AAK-së në Fushë Kosovë, Prizren e Junik, duke thumbuar narrativat e ashpra që partitë kanë përdorur kundër njëra-tjetrës ndër vite.

“U knaqën tu bo marrëveshje për balotazh partia që udhëhiqet nga “njeri i Serbisë”, Albin Kurti dhe partia që udhëhiqet nga “miku i Radoiçiqit”, Ramush Haradinaj. Pas Fushë Kosovës, edhe n’Prizren e Junik. Normalisht, për t’mirën e vendit,” shkroi Mushkolaj./Periskopi/