Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sonte në emisionin “Rubikon” ka folur për situatën politike aktuale në vend.
Ai u shpreh se aty ku është partia e tij, do të jetë edhe kryeministri i vendit.
“Jam i bindur që ku është Nisma ka qenë kryeministri i Kosovës”, tha Limaj.
“Në atë koalicion që do të jemi ne, do të jetë koalicioni që do të prodhojë kryeministrin e ardhshëm të Kosovës”, shtoi ai.