Ferit Idrizi akuzon Sylejman Mehollin: “Ke marrë qumësht prej bufesë dhe e ke dërgu në shtëpi”

Në edicionin e sotëm, 29.10.2025, të emisionit “Debat Përnime” po transmetohet përballja mes kandidatëve të balotazhit për kryetar të Komunës së Vushtrrisë.

Për kryetar të Komunës së Vushtrrisë në balotazh janë kandidati i PDK-së dhe kryetari aktual, Ferit Idrizi dhe kandidati i LVV-së, Sylejman Meholli.

Në zgjedhjet e mbajtura më 12.10.2025, Ferit Idrizi i PDK-së mori 45.56% të votave, ndërsa Sylejman Meholli i LVV-së mori 30.63%.

Gjatë këtij debati Ferit Idrizi hodhi akuza ndaj Sylejman Meholli, duke pretenduar se tashmë kandidati i VV-së ka marrë qumësht nga bufeja e komunës nga reprezentacioni dhe e ka dërguar në shtëpi.

Ndërkaq, Meholli iu kundërpërgjigj duke e akuzuar duke i thënë: “Ti ke marrë drutë prej oborrit të shkollës i ke çu në shtëpi.”