“Allah çka m’gjeti, mu ba kryt 10 killa”, Samedi flet për herë të parë si ia deformoi fytyrën botoksi (VIDEO)

Fytyra disi ju ka qetësuar. Por gjendjen e tashme nuk e pati edhe para disa ditësh.

Samed Fekës fytyra sa nuk i kishte marrë flakë nga temperatura që ia shkaktoi botoksi.

Ai thotë se nga injektimi i botoksit në pjesën e ballit, fytyra i ka marr kahje të kundërt.

Por, si e gjeti taksirati personazhin e famshëm të Tik-Tok-ut?

Për Kiks Kosovën, Samedi rrëfeu se gjithçka nisi përmes live-it, ku mori një ofertë për reklamë nga një qendër estetike, të cilës siç thotë vetë ai, ia pa sherrin.

Forma e deformuar që fytyra e tij kishte filluar të merrte vetëm disa orë pas injektimit të botoksit, për Samedin fillimisht nuk ishte diçka shqetësuese.

Ai mendoi se bëhej fjalë për një reagim të zakonshëm pas trajtimit estetik.

Siç thonë, ditë e re nafakë e re. Edhe Samedi natën kritike kishte rënë të fle gjumë, me shpresën që të nesërmen fytyra e tij do dukej normale.

Por, pamjen trishtuese që pa në pasqyrë, zor se do ta harrojë, sa të ketë jetë Samedi.

Detajet i gjeni në kronikën në vijim: