VV fillon të mbledh nënshkrime për një tjetër seancë të jashtëzakonshme

Lëvizja Vetëvendosje raportohet se ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme.

Nga VV-ja e kanë konfirmuar për Dukagjinin se kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për një seancë të re për çështjen e buxhetit.

Kujtojmë se të dielën, Kurti ka dështuar që ta formojë Qeverinë e re.

Ndërkohë, Kurti dje në një konferencë vlerësoi se në këtë situatë vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.