Çifti Leonard Gashi dhe Lela Seferi nisën romancën e tyre brenda ‘Big Brother VIP Kosova’ por mesa duket gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej.
Gjatë kohës, ata vendosën të ndajnë rrugët, duke njoftuar se kjo ishte mënyra më e mirë për t’u larguar nga njëri-tjetri, shkruan “Kosovarja”.
Megjithatë, ndjekësit e tyre duket se po e ndiejnë ende ndarjen. Ata kanë mbushur llogarinë e Leos me postime të shumta dhe kujtime nga momentet me Lelën, të cilat çifti i kishte ndarë gjatë kohës së tyre në shtëpinë e famshme.