Ndodh para ndeshjes së femrave mes Turqisë dhe Kosovës, gjyqtarja bie pa ndjenja në fushë

Një ngjarje aspak e mirë ndodhi sot para ndeshjes mes dy kombëtareve të femrave, asaj të Kosovës dhe Turqisë.

Gjatë intonimit të himnit turk, gjyqtarja e ndeshjes, Michalina Diakow, ra pa ndjenja në fushë.

Shpejt intervenuan ekipet mjekësore të dy kombëtareve, të cilat e ndihmuan të këndellet dhe të shkojë drejt zhveshtores.

Fatmirësisht, gjendja e saj u përmirësua dhe nuk pati ndonjë rrezik tjetër eventual.

Ja pamjet: