Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka zyrtarizuar emërimin e ish-ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, në krye të Portit të Durrësit.
Megjithatë, një ditë para emërimit, analisti politik shqiptar Fatmir Merkoçi shprehu kritika të ashpra për vendosjen e Aliut në këtë post.
Gjatë një emisioni televiziv, Merkoçi deklaroi se Aliu “nuk e njeh terrenin” dhe se “nuk di asgjë”, duke shtuar se “Është e turpshme të vjen një njëri si drejtor i Portit, që nuk di not. Ai nuk dinë as not, një kosovar të vjen këtu dhe të bëhet drejtor në një pikë strategjike. Ai nuk dinë asgjë për terrenin këtu.”
Nga ana tjetër, Liburn Aliu e ka cilësuar detyrën e tij si drejtor e Portit të Durrësit si një sfidë të rëndësishme, duke synuar modernizimin e portit më të madh në Shqipëri dhe rajon, si dhe zhvillimin e tij si një arterie ekonomike për Kosovën.