Gazetari Valon Syla ka komentuar kabinetin qeveritar të propozuar sot nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili s’i mori votat e nevojshme që të jetësohet mandatin e ardhshëm.
Syla në emisionin ‘Pressing’ ka thënë se arsyeja pse Kurti e ka vendosur në dikasterin e Drejtësisë, meqë është njeriu më anti-UÇK.
“E kemi Gërvallën që nga ministria e Jashtme në një dështim katastrofal e zëvendëson me Glauk Konjufcën. Pse Gërvalla në ministrinë e Drejtësisë? Sepse është njeriu më anti-UÇK, e qet qaty ku duhet me ua ndalë ndihmën financiare atyne (ish-krerëve të UÇK-së)”, ka deklaruar ndër të tjera Syla.
I njëjti ka komentuar edhe mos-propozimin e Bislimit, Hajdarit dhe Nagavcit nëpër ministri, për të cilët u shpreh me humor duke thënë se i ka fshirë “me gumë traktori”.