Paçarizi: Kurti e di se nuk do të formohet Qeveria “Kurti 3”

Opinionisti Rrahman Paçarizi tha se tash e tetë muaj, qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe kryeministrin në detyrë, e kanë ditur nuk do të ketë një Qeveri Kurti 3, duke shtuar se Kosova është në një situatë të keqe në planin ndërkombëtar.

Ai tutje tha se, LVV nuk është përpjekur që t’i qaset PDK-së dhe AAK-së, sado që kjo e fundit , sipas tij ka shfaqur një gatishmëri pas zgjedhjeve.

“Është për keqardhje që u bën 8 muaj që Kosova nuk ka arritur ta ketë qeverinë e saj, arsyet janë të ndryshme, por kryesorja është që ka ndodhur një polarizim i skajshëm ndërmjet partisë në pushtet dhe arrogancës me të cilën ka qeverisur në mandatin kur kishte më shumë se gjysmën e votave të fituara, ka qenë jobashkëpunuese, arrogante dhe nuk ka lënë hapësirë që partitë e tjera ta marrin parasysh një lloj marrëveshje të përbashkët”, tha Paçarizi.