Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri ka komentuar marrëveshjen që bëri para pak ditësh më Vetëvendosjen.
Ai ka thënë se marrëveshjen me Vetëvendosjen e ka bërë në interes të qytetarëve.
“Marrëveshjen në Vushtrri nuk e kam bërë për protagonisëm personal, marrëveshjen në Vushtrri e kam bërë në interes të qytetarëve, arsyeja është shumë e thjeshtë nga zgjedhjet e 2004 plot 21 vite përveq katër viteve kur ka qeverisë LDK-ja, në pushtet është PDK-ja dhe kjo gjë duhet të ndryshohet sepse ka sjell stagnim në Vushtrri”, tha ai.