Limaj zbulon detaje se çka i tha Kurtit në takim: U befasua kur i thash se…

I pari i NISMA-së, Fatmir Limaj ka zbuluar detaje nga takimi me Albin Kurtin, ku siç thotë aty ia ka bërë me dije se nuk dëshiron të jetë pjesë e qeverisë por e parlamentit, shruan Periskopi.

“Në takimin tim të parë zotëri Kurtin I kam thënë çka po kërkon prej meje a po I don numrat a po don partneritet, nëse I don numrat unë kam ndërmend me t’i dhënë numrat dhe me dalë në parlament e me mshel qeverinë e pakicës dhe me I dhanë arsyetimet e mija pse unë du me të votu. Nuk dua që kryeministrin e vendit ta vë në siklet në një situatë për numra. Zotëri Kurti më ka thënë jo s’jam I interesuar për numra jam i interesum për partneritet. Atëherë nëse doni partneritet në këtë fazë unë muj me I sherby vendit tim vetëm nga partneriteti në parlament, ne nuk jemi të intersum për qeveri…”, tha fillimisht Limaj.

“Aty kam qenë në tavolinë me Kurtin dhe Bislimin dhe kur unë kam thënë që nuk jam I interesum për qeveri kam parë njëfarë befasie dhe unë aktualisht kontributin e angazhimit tim mundem me dhanë këtu”, tha Limaj.