Kryekrimineli serb, Milan Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë, edhe kur kane kaluar dy vite që nga sulmi terrorist në Banjskë.
Serbia vazhdimisht refuzon ta dorëzojë atë, pasi dihen edhe lidhjet e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Mirëpo, gjatë seancës së fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u mbajt së fundi, përfaqësuesja e Britanisë, Jennifer MacNaughtan, i ka bërë thirrje Serbisë që ta dorëzojë kriminelin Milan Radoiçiq.
“Llogaridhënia për sulmin në Banjskë dhe për sulmet ndaj KFOR-it është pritur shumë gjatë”, ka thënë MacNaughtan.
E në lidhje me këtë çështje, për “Bota sot” foli eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli.
ImageLutfi Bilalli.Foto galeri
Fillimisht, ai tha se Britania e Madhe me të drejtë ka kërkuar llogari nga Serbia, pasi pikërisht ajo është projektuese e sulmit terrorist.
Megjithatë, pa një presion të madh nga ndërkombëtarët, sipas tij është vështirë të besohet se Beogradi do e ekstradojë Radoiçiqin.
“Do rikujtuar se që nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor 1999, deri në vitin 2018 ky organ ka diskutuar për Kosovën katër herë në vit. Në vitin 2019 janë mbajtur tri seanca të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ndërsa nga viti 2020 mbahen nga dy seanca në vit.
Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar tha se për sulmin në Banjskë autorët duhet të japin llogari dhe të sillen para drejtësisë. Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar ka plotësisht të drejt në adresimin e saj që Serbia duhet të japë llogari për sulmin terrorist në Banjskë ngase është më se reale që Serbia është inspiruese dhe projektuese e sulmit terrorist. Mendoj që pa një presion të fort ndërkombëtar Serbia do hezitoj të ekstradoj terroristin Milan Radoiçiq”, nënvizoi ai.
Krahas kësaj, Bilalli foli mbi atë se a pritet ta shtojnë presionin ndërkombëtarët ndaj Serbisë për këtë çështje.
Sipas tij, me këtë rast mund të lidhen dy skenare të ndryshme, e të cilat i shtjelloi si në vijim.
“A do shtohet presioni nga nderkombëtare për doërzim dhe dalje para drejtësisë për Radoiçiqin është një pikëpyetje që do lidhet me dy skenarë:
1.A po kërkojn me këmbëngulje ndërkombëtaret që Radoiçiqi të ekstradohet në organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës (ekstradimi përmes ndërmjetësimit të Eulex-s=it)?
2.Apo ndërkombëtaret minimalisht do bëjnë “kompromisin” me Serbin që krimineli serb të arrestohet dhe t’i bëhet gjykim në Serbi.
Drojë që kjo e dyta mund të jetë epilogu i “dakordimit” nën trysnin ndërkombëtare.
Por, Kosova me këmbëngulje duhet të kërkoj që Radoiçiq të ekstradohet në Kosovë (ngase vepra terroriste është kryer në tokën e shtetit të Kosovës)”.
Më tej, eksperti dha detaje se pse Radoiçiqi përkëdhelet nga Serbia dhe klanet mafioze serbe.
Derisa, sqaroi arsyet ai potencoi se kjo mbështetje për kryekriminelin nuk është befasuese duke parë qasjen dhe veprimet e Beogradit në vazhdimësi ndaj Kosovës.
“Por, pse Serbia nuk e dorëzon dhe pse terroristi Radoiçiq ka përkrahje në Serbi, janë disa faktorë që ky terrorist ledhatohet nga establishment i shtetit serb:
1. Ndërlidhja e grupit të Radoiçiqit me institucionet e sigurisë në Serbi, sidomos BIA-së me organizimin e sulmit terrorist në Banjsk.
2. Klanet mafioze dhe financiare që kanë ujdi dhe kordinim dual mes shtetit dhe grupeve kriminale në Serbi dhe jashtë Serbisë, njëri ndër ta dhe kapo i veçuar është krye banditi Radoiçiq.
3. Tradicionalisht Serbia dhe shërbimet e tyre të intelegjencës, përdorin grupet kriminale për agjenda nacionaliste për qëllime dhe aktivitete politike por edhe paramilitare për kauzen nacionaliste të “botës serbe”
4. Në rast nevoje këto grupe dhe individ për nevoja të shtetit mund të “qetësohen-hjeken qafe” pa zë e pa nishan!
Pse ka përkrahje dhe simpati terroristi Radoiçiq në Serbi nuk mund të jetë befasuese ngase opinioni në Serbi është i brumosur me mitet dhe ikonat e rrejshme të nacional-shovenizmit extrem serb”, përfundoi Lutfi Bilalli për “Bota sot”.