Gazetari Viktor Buzhala ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, duke parashikuar tronditje të mëdha brenda partive tradicionale pas zgjedhjeve lokale.
Ai ka thënë se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës humb Prishtinën dhe Pejën, pozita e kryetarit Lumir Abdixhiku mund të lëkundet seriozisht, ndërsa humbjet e mundshme të PDK-së në Mitrovicë e Prizren mund të vënë në pikëpyetje lidershipin e Memli Krasniqit.
Krahas kësja, Buzhala nuk e përjashtoi mundësinë që Osmani t’i bashkohet listës së LVV-së, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Nëse LDK humb Prishtinën dhe Pejën karriga e Lumir Abdixhikut në krye të partisë luhatet dhe mund të shkojë nê shtëpi.
Nëse PDK humb Mitrovicën dhe Prizrenin edhe karriga e Memli Krasniqit luhatet dhe ai mund të ecë, pasi ka humbë kredi edhe në Drenas.
Pra, ne mund të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme me PDK e LDK me kryetarë tjerë. Ndërkohë, Vjosa Osmani mund t’i bashkohet listës së VV’së.
Ngjarje interesante na presin