Abdixhiku thumbon Kurtin: Çdo qytetar i Kosovës, po të kishte 48 deputetë, do ta siguronte shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ironizuar me kryeministrin në detyrë dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili nuk po arrinë të sigurojë numrat për krijimin e Qeverisë, duke thënë se çdo qytetar i Kosovës do të ishte në gjendje të siguronte shumicën parlamentare po të kishte 48 deputetë.

“Për hir të Kosovës ulesh me partitë politike, i dëgjon kërkesat e tyre, bën marrëveshje politike. Kur i ke 48 deputetë, secili i Kosovës i kish ba 61. Mbajeni mend çka po ju them: secili qytetar i Kosovës, jo politikan, qytetar i thjeshtë, me i thënë ‘i ke 48 deputetë, bëji 61’, ish kanë në gjendje me ta ba një marrëveshje politike. I thonë pragmatizëm, i thonë politikë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai tha se LDK nuk ka koalicion dhe asnjë diskutim për qeverisje me Kurtin.