Abdixhiku e quan “qyqan” Xhafer Tahirin pasi nënshkroi marrëveshjen në prani të Kurtit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka quajtur “qyqan”, Xhafer Tahirin, pasi ky i fundit nënshkroi koalicionin me Vetëvendosjen në Vushtrri, shkruan Periskopi.

“Unë nuk e kam ditë që ai(Albin Kurti) shkon në Vushtrri. E kam parë përmes mediave. Ai(Kurti) do ishte dashur me shku atje edhe me i thanë ‘o qyqan(Xhafer Tahiri), ku e ki kryetarin tanë’, ‘jo vallah se kam’, ‘e pse se ki’, ‘se nuk është pajtu’, me i thanë kadal se nuk bohet kjo farë pune. Unë nuk e mendoj vetën, me dhezë kerrin, me shku me një degë, me u taku me kandidatin e një partie tjetër edhe me i qëndru mbrapa tu u zgërdhi edhe me konsideru si marrëveshje valide”, tha Abdixhiku.