Në Hagë është Gjykata speciale e themeluar nga parlamenti i Kosovës me udhëzime të kthjellta amerikane e europiane e cila nuk udhëhiqet nga Serbia pavarësisht korit idiot tallava patriotik shqiptar sikur atje dikton Serbia.
Shqiptarët spiuna kujtojnë se Serbia udhëheq Amerikën, politikën e diplomacinë amerikane. Pas protestave në Prishtinë e Hagë me çlirue Hashimin, me mbrojtë UÇK, u bë një tallava protestë banale edhe në Tiranë me knaqë dështakët në jetë, në luftë, në politikë dhe biznesmenët e patriotizmit.
Kam qenë e jam kundër këtyre protestave i bindur thellë sepse ato më shumë se mirë bëjnë keq ndaj Hashimit me shokë se Kosovës nuk kanë fuqi t’i bëjnë asgjë sepse ka mbrojtje amerikane eeuropiane, liria e pavarësia e saj është projekt amerikan jo shqiptar është veç ëndërr shqiptare.
Jam kundër këtyre protestave shumë komuniste sepse jam i bindur se gjykata speciale nuk është gjykata popullore që diktohet nga turmat, nga brohorimat apo duartrokitje e këmbëtrokitje të turmave Atje beteja është ligjore, me ligje jo me britma e parulla as me plumba.
Në betejën me plumba 1998-1999 Hashim Thaçi me shokë mori pjesë, ani se Rubini e zvogëloi ta bënte liliput. Tani ai po e bën dhe betejën ligjore. Po bën betejë, nuk dimë rezultatin, por dimë se më shumë se për fatin përsonal, beteja është për Kosovën e UÇK.
Kjo betejë i duhet Kosovës jo tallavatë shesheve me sharlatanë e biznespolitikanë. Nga këto tallava protesta të njerzve që bëjnë biznes patriotik edhe me prodhimin e flamujve e banderolave, nuk fiton Hashim Thaçi me shoke por profiterat enveristë, perfitojnë uçkistat e pas luftes ose te pas 24 marsit 1999, përfitojnë ca lepuj lufte e tigra paqe, ca anonimë të politikës, medias pa memorie e shoqërisë që duan t’i kacavirren lavdisë së luftës e UÇK.
Perfiton Serbia, sherbimet sekrete serbe që duan shëmtimin e rrënimin e projektit Kosovë e lirë e pavarur, sepse keto janë protesta kundër Amerikës, kundër vendimit të Amerikës që të ngrihej Gjykata speciale për me pastrue shqiptarët nga akuzat e sponsorizuara serbe kundër UÇK, ushtrisë më fisnike vulllnetare të botës që mbështeti e përkrahu Amerika.
Këto protesta shëmtojnë mbi të gjitha UÇK e cila nuk ishte ushtri vullnetare tallava, për shou e shfaqje, me flamuj e banderola festiv, por ishte ushtri djemsh e burrash të rreptë shqiptarë të Kosovës që demonstronin trimëri e guxim me armë jo me lecka, banderola e zgërdhirje para kamerave e ordinerë politikanëve, ushtri që shkroi lirinë e historinë me gjakun e ushtarëve të saj.
Ata që sot e bëjnë karikaturë UÇK, që e shëmtojnë, që e bëjnë për shfaqje cirku politik, duhen dënuar rëndë, pasi shqiptarët nuk kanë nder e krenari më të madhe se UCK. Ata që bëjnë shou e parakalime me uniforma démodé të UÇK para lloj lloj llomi e bërlloku, para kamerave për lule e ngjyra i bëjnë një dëm kolosal dhe çnderim UÇK.
Hashim Thaci e Kadri Veseli e kanë nda mendjen me u sakrifikue për Kosovën që kur dolën në luftë me armë për liri dhe hera e dytë, që kur miratuan me këmbëngulje gjykatën speciale.
U duhet njohur kjo trimëri e ky guxim pavarësisht mëkateve që mund të kenë ndaj njerzve të ndryshëm në luftën për pushtet në Kosovë. Te jem i qarte: kur degjoja gjatë luftës deklaratat kunder Rugovës nga Hashim Thaçi, kur degjoja Jakup liliputin politik të shpallte Rugoven tradhetar në Rogner në Tiranë para mediave botërore doja t’i digjja si zorrë në prush sepse ata donin vdekjen njerzore e politike të Rugovës me ia marrë pushtetin.
Po Rugova rezultoi të ishte i pamposhtur, rezultoi te ishte Skenderbeu i UÇK që e mbrojti si askush UÇK duke i shembë akuzat ndaj saj se shqiptarët po mbrojnë pragjet e shtëpive të tyre siç bëri dhe Adem Jashari që u flijua e sakrifikua me 20 pjestarë familje duke mbrojtë pragun e shtëpisë së tij, brenda oborrit e brenda shtëpisë së tij jo në ndonjë shesh apo fushëbeteje tjetërkund dhe ky sakrifikim i pashembullt zgjoi botën e cila i shpalli terroristë serbët dhe drejtoi gishtin e akuzës kundër terroristëve serbë. Edhe përballja epike e Rugovës në gjyq me Sllobodan Milosheviqin ëndërrohet prej shumëkujt por atë betejë e bëri dhe e fitoi Rugova.
ashim Thaçi bashkë me Kadri Veselin, siç thashë, betejen e tij më të madhe politike për Kosovën e lirinë e saj e bëri dhe fitoi me pranimin e krijimin e gjykatës speciale nga parlamenti i Kosovës, veprim që tregoi se fitimtarët e trimat guxojnë të hyjnë në këto sfida e beteja edhe me çmim të rëndë.
Hashim Thaçi siç hyri në lufte me armë pa siguracion jete se askush nuk ka siguracion jete në luftë edhe se vritesh në ndonjë pritë duke kaluar kufirin se nuk bëhet fjalë për përballje luftarake në Kosovë as për luftë qytetare në qytete të saj, ashtu hyri, shkoi pa siguracion jete edhe në këtë gjykatë ku po e bën betejen e tij të radhës.
Tani në gjyq është beteja e tij e dytë e madhe. Unë si njeri do ta doja nesër të lirë kafeve të Hagës, por si shqiptar do ta doja te jete luftëtar dinjitoz, në humbje e fitore, sepse ai betejën me historinë e ka fituar. Nuk do të doja që ta blente me lekë e Rubina fitoren. Edhe në fitoftë edhe në u denoftë Hashim Thaçi për historinë e Kosovës eshte fitimtar, luftëtar, guximtar, trim.
Nje betejë e ka humbë Hashimi e gjithe enveristët e Kosoves, që kanë hy nën temlikun e enveristëve shkodrane e gjirokastritë, kanë hyrë nën temlikun e Shikut të Shqipërisë Që nga 1998 bëhet një luftë e pistë që të pohojë se kosovarët nuk janë për mend, janë me mbajtë llogore, janë të trashë…
Heshtjen, maturinë, ngadalësinë që ka shqiptari i Kosovës në komunikim, enveristët e shiksat në Shqipëri i kanë lexuar si trashësi, si njerëz që kanë nevojë të udhëhiqen, të drejtohen. Dobësia e tyre për nanën Shqipëri që shpesh u ka dalë njerkë e lavire u është lexuar si nevojë e thirrje që të udhëhiqen e të drejtohen prej shqiptarëve të Shqipërisë.
Thëniet e ndonjë naivi e budalle të Kosovës se ju të Shqipnisë e sidomos ata të jugut, po folni ma mirë bre vlla, po shpreheni ma mirë, janë marrë si dorëzim, si kapitullim i shqiptarit të Kosovës para enveristëve e shiksave të Shqipërisë të cilët shpesh janë sjellë si pushtues e uzurpatorë në Kosovë. Një officer i liruar shkon e depërton nga nëntoka në shtabin e UÇK dhe trillon mashtrime të neveritshme….
Sikur 20 mijë luftëtarë të UÇK djem Kosove u rrethuan në një mal nga 15 mijë ushtarë serbë me tanke e auoblinda e mbetën për 12 ditë në rrrethim… Faqja e zezë. Çfarë u dhe të hanin o kumandar i Enverit 20 mijë shqiprarëve të UÇK të rrethuar për 12 ditë, ku gatuat, a kishit fasule e oriz. Ku e bënë shurrën e kakën 20 mijë luftetarët e rrethuar 12 ditë. A u bë një mal muti që të mbulonte ty e gjithë enveristët.
Enveristët dhe shiksit e Shqipërisë e kanë tërheqë për hunde Hashimin, ia kanë dhënë gati në liri edhe listat e dekorimeve, ia kane caktuar keshilltarët nga Shqipëria si dikur serbët që ia caktuan Enver Hoxhes. E di se ka mbledhë shumë lepuj nga Shqipëria në stanin e tij, ka punësuar përkohësisht edhe spiuna të vegjël të Shqipërisë… Po kontribues për Kosovën ka qenë familja shqiptare jo zyrtarët dhe as shteti i shpartalluar shqiptar nga 1997…
Edi Rama që u shfaq si kryekomandant i UÇK në mesazhe të shkurtra, humbi si shurra e pulës me gjithë shtetin e tij ditën e protestës. Ai don ta harrojë se në kohën kur villnin zjarr armët e UÇK Rama i jepte çelsin e Tiranës një këngëtari serb që me këngët e tij frymëzonte ushtarët serbë kundër shqiptarëve, i kujton që Udhën e kombit në tunelin e së cilës në malin e Rrunës u përqafuan si dy kreshnikë Sali Berisha e Hashim Thaçi dhe Rama e quante udhë drejt asgjëkundit, i kujton se si bëri përpjekje që të bëhej i vetmi lider shqiptar që ta përfaqesonte edhe Kosoven me Shqiperinë në takime me serbët e europianët, duke i shpërfillë liderët e Kosovës, i kujton paftësinë me hy në shpirtin e Kosovës në zemrën e saj sepse shtiret në dashurinë ndaj Kosovës Skënderbe Ali Ahmeteti komandanti ishte gati me e kape per krahu e me e ulë prej kali Gjergj Kastriotin me ia zanë vendin mbi kalë.
Në atë shesh askush kurrë nuk del mbi mitingun Një komb një qëndrim që pati tronditë botën dhe ngrohë shqiptarët, askushg shqiptarit të Kosovës nuk ia zevendëson kush Sali Berishën e Pandeli Majkon, të tjerët janë udhëtarë të zakonshëm si puna ime në trenin e historisë. Ka plot bërllok politik në hinin e protestës së Tiranës, por besoj kaq mjafton.