Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka treguar se në QNR ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht për Komunën e Prishtinës.
Në bazë të këtyre rezultateve, kandidati i VV-së, Hajrulla Çeku, ka dal i pari, duke i marrë 72 vota.
Në vend të dytë është kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 68 vota.
Kurse në vendin e tretë është renditur kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, me 56 vota.