Reperi Noizy ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë u pyet nëse e konsideron veten si këngëtarin, reperin, kompozitorin, aktorin më të mirë në shqiptar, por përgjigjja e tij ishte më e thellë se pritej.
“Po nuk është fakti që unë jam më i talentuari, është për shkak që unë kam disiplinë më shumë se të gjithë”, tha Noizy.
Ai shtoi se disiplina artistike dhe forca fizike janë elementët që e kanë mbajtur në formë për kaq gjatë:
“Kam shumë pak motivim ndonjëherë, por kam shumë disiplinë. Kjo të bën të jesh i suksesshëm, sepse kam edhe forcë fizike. Një njeri me talent mund të bëjë një këngë të mirë në një ditë, por unë mund të bëj tri. Kam energji, kam forcë dhe punoj më shumë se të tjerët”, ka shtuar ai.