Deputeti i pavarur i Kuvendit nga komuniteti Ashkali, Artan Asllani, ka konfirmuar se do të zhvillojë një takim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, për diskutimin rreth formimit të Qeverisë së re.
Asllani tha se preferojnë të përfshihen në një marrëveshje koalicioni me LVV-në, por kërkesa e tyre kryesore është që komuniteti që ai përfaqëson të përfshihet në planifikimet buxhetore.
“Po, patjetër se do të pranojmë të takohemi me Kurtin. Unë jam akorduar me Kurtin për bashkëqeverisje. Nuk e di formatin e takimit, por i di kërkesat që i kam dhe kërkesat e mia konkrete që kanë me qenë për kryeministrin e ardhshëm: që komuniteti Ashkali të ketë përfshirje të plotë në buxhetin e Kosovës, me pas fonde për komunitetin Ashkali. Ne nuk do ta kushtëzojmë formimin e Qeverisë me pozita”, deklaroi Asllani ai për RTV21./Periskopi/