Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një tubimi në Londër, ka treguar ofertën që ia kishte bërë Fatmir Limaj për bashkëqeverisje.
Sipas Kurtit, Limaj i kishte ofruar nënkryetarin e Kuvendit, një ministër dhe dy zv/ministra.
“Me 6 deputetë, Guxo 2 ministra. Unë kam qenë i gatshëm Nismës me ia dhanë me tre deputetë, një ministër, nënkryetarin e Kuvendit, po të ishte bë Albulena Haxhiu kryetare, Limaj ka mujt nënkryetar, se duhet me qenë gjini të ndryshme. E kish marrë një ministër, dhe dy zv/ministra, katër pozita të nalta, me tre deputetë. Maksimumi, ama mu qita se ta kom gjete ditën, faleminderit po…”, tha Kurti.