Kurti dyshon s’e do ta bëjë qeverinë të dielën: Nuk është kollaj, është helmu atmosfera – ka shumë xhelozi e inat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti gjatë një tubimi me diasporën shqiptare në Londër ka folur hapur për krijimin e qeverisë së re.

Kurti ka shprehur dyshime se mund ta formojë qeverinë e re deri të dielën, afati i fundit për këtë proces.

Tha se “nuk është kollaj” dhe se alternativa tjetër, në rast të mosbërjes së qeverisë, janë zgjedhjet e reja.

Ai shtoi se “ka shumë inat e xhelozi” dhe se “është intoksuar atmosfera”.

Megjithatë, siç theksoi, partitë ish-opozitare “nuk duket ta kenë vullnetin dhe synimin” për të kontribuar në formimin e qeverisë.

“Do të përpiqemi maksimalisht që deri në dielën më së larg, të hënën nuk mundemi me u përgatit. Sepse të hënën ose e kemi bë qeverinë ose nuk e kemi bë (qesh). Prandaj në këto ditët e mbetura, jemi duke komuniku, jemi duke bisedu. Nuk është kollaj, se, s’di qysh me ua shpjegu, ndoshta e keni ndëgju edhe ju vet, është intoksu atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e ciniziëm shumë më shumë se ide, punë e pasion. Por, jemi ku jei dhe do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjehdje prap. Ose do ta bëjmë qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje prap. Nuk po duket që opozita ka vullnet dhe as synim për qeveri të tyre.”, tha Kurti në Londër.