Xheneta zbulon si i shpëtoi arrestimit në Dubai

Xheneta Fetahu, pjesë e panelit në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E Diell”, ka ndarë një histori interesante që i ka ndodhur gjatë një udhëtimi në Dubai.

Rrëfimi u bë gjatë një diskutimi në studio për kodin e veshjes dhe nëse njerëzit duhet t’i përmbahen rregullave të caktuara në institucione apo vende të ndryshme.

Gjatë bisedës, Xheneta pranoi se nuk ishte e informuar se Dubai ka rregulla strikte për mënyrën e veshjes në publik.

Ajo tregoi se ishte e veshur me xhinse dhe një bluzë me shpinë të hapur, për shkak të temperaturave të larta.

Mirëpo, një zgjedhje e tillë garderobe nuk kaloi pa u vërejtur.

“Papritur më ndaluan në rrugë dhe më thanë që nuk mund të ecja kështu,” – u shpreh ajo.

Moderatorja Nevina Shtylla e pyeti me kureshtje se çfarë kishte bërë në atë moment.

Me humor, Xheneta u përgjigj menjëherë:

“U futa direkt në një dyqan, bleva një xhaketë dhe e vesha.”

Ajo e mori situatën me sportivitet, duke thënë se e ka konsideruar si një mësim për të qenë më e kujdesshme kur udhëton në vende me rregulla të veçanta kulturore.

“Që atëherë, gjithmonë kontrolloj mirë rregullat para se të shkoj diku,” – përfundoi ajo.