Pas dështimit, Edi shpreh interesim për t’u bërë pjesë e Big Brother VIP Albania: BBVA, dërgomani ftesën

Eduart Kuçi, ish-banori i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka shprehur interesimin e tij për të qenë pjesë e edicionit të ardhshëm të Big Brother VIP Albania.

Përmes një postimi në Instagram, ai i është drejtuar publikisht produksionit të BBVA-së, duke kërkuar një ftesë për të marrë pjesë në spektakël.

“BBVA, dërgomani ftesën, s’po di qysh me apliku”, ka shkruar Edi në postimin e tij.