Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dardan Krasniqi, në emisionin Kosova Live ka komentuar debatet e fundit rreth pjesëmarrjes së familjeve të njohura për kontributin e tyre në protestën e mbajtur në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Sipas tij, brezi i Jasharëve ka qenë dhe mbetet simbol i rezistencës, por nuk është e drejtë që të ngrihen dilema apo kritika ndaj tyre.

“Brezi i Jasharëve do të duhej t’i printe secilit proces, por nuk mundem unë të ngre dilema pse sot Jasharët nuk janë prezent në protesta. Le t’i kursejmë pak Jasharët prej kësaj situate. Çka na takon neve është ta vazhdojmë rrugën e Adem Jasharit, dhe për këtë s’duhet të merremi me pyetje se pse ata nuk ishin aty, por të fokusohemi te momentumi ynë për t’i dalë kundër Gjykatës Speciale,” – u shpreh Krasniqi